Vetura e Policisë parkohet mbi hapësirë të gjelbër në Prishtinë

Lajme

Vetura e Policisë parkohet mbi hapësirë të gjelbër në Prishtinë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Jo vetëm qytetarët po shkelin rregullat e trafikut dhe po gjobiten nga Policia e Kosovës.

Edhe organet e rendit dhe sigurisë, të cilët janë të thirrur për të monitoruar respektimin e këtyre rregullave, po dalin të jenë shkelësit e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës me targa Police – 521 – 01 është parkuar në hapësirën e gjelbëruar.

Fotoja është publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat