Biografia e shkruar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova për veprimtarin e vrarë të LDK-së

Lajme

Biografia e shkruar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova për veprimtarin e vrarë të LDK-së

Nga: A.M. Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:16
Smajl Hajdaraj dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj në Facebook ka publikuar një pjesë të biografisë së babit të tij, të shkruar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Ai theksoi se kjo biografi ishte shkruar me rasin e Akademisë përkujtimore të datës 17 janar 2004, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Biografi e shkruar nga Dr.Ibrahim Rugova për Smajl Hajdarajn , me rastin e Akademisë përkujtimore të datës 17 janar 2004 (foto)

Smajl HAJDARAJ

Smajl Hajdaraj u lind më 23.04.1951 në fshatin Dugaivë të Rugovës,në një familje atdhetare rugovase.
Shkollën fillore e kreu në Haxhaj,kurse gjimnazin në Pejë.
Fakultetin teknik –degën e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë në vitin 1980 .
Fillimisht punoi mësimdhenës në Shkollën e Mesme Teknike ”Shaban Spahia” në Pejë,ndërsa në vitin 1980 u punësua në Elektroekonominë e Kosovës-Distribucioni në Pejë,si shef i energjitikës.
Me aplikimin e masave të dhunshme në Elektroekonomi-Distribucioni në Pejë,në vitin 1990,ai largohet nga puna.
Në ndërkohë zgjedhet kryetar i Sindikatës së Distribucionit në Pejë dhe anëtar i kryesisë së Sindikatës së pavarur të Elektroekonomisë së Kosovës.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës është angazhuar që nga themelimi i saj,kurse kryetar i Nëndegës për Rugovë është zgjedhur në vitin 1997.
Në vitin 1998 zgjedhet komandant i Shtabit Rajonal të UÇK-së për Rugovë.
Në tetor të vitit 2000 zgjedhet deputet në Asamblene Komunale në Pejë,kurse në nëntor të vitit 2001 zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës.
Smajli u angazhua me tërë qënien e tij për Lirinë e Kosovës dhe krijimin e institucioneve të saj ,deri sa u vra në një atentat me 17.01.2002.

Image
Dr. Ibrahim Rugova me rastin e Akademisë përkujtimore të datës 17 janar 2004
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat