“A po ua bën shqiptarëve pasaportën e Serbisë”, Pacolli përplaset me komentuesin

Lajme

“A po ua bën shqiptarëve pasaportën e Serbisë”, Pacolli përplaset me komentuesin

Më: 11 janar 2022 Në ora: 10:21
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është përplasur me një qytetar i cili e ka akuzuar se po ua bën pasaportat e Serbisë, shqiptarëve që i dërgon për të punuar në Kazakistan.

Në njoftimin për situatën në Kazakistan dhe shqiptarët që ndodhen atje, qytetari e ka pyetur Pacollin nëse po ua bën pasaportat e Serbisë shqiptarëve që i ka të punësuar në Kazakistan.

“A po jav ban hala shiptarëve pasaportat e Serbisë për mi qu në Kazakistan me punu allahile”, ka komentuar qytetari.

E këtij komenti i është përgjigjur Pacolli, i cili ka deklaruar se punëtorët nga Kosova kanë pasaporta të Kosovës.

“Punëtorët kosovarë, të gjithë kanë pasaporta të Kosovës. E ti…po del që po shpif, nuk kam çka të bëj…”, i është përgjigjur Pacolli.

Ndryshe, qytetarët nga Kosova që aktualisht gjenden në Afganistan kanë kërkuar ndihmë nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për evakuim.

Këtë ka konfirmuar edhe Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

Pacolli që ka kompani me punëtorë nga Kosova në Kazakistan ka shprehur shprehur gatishmërinë e tij që t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë të kthehen nga Afganistani për në Kosovë.

“Aktualisht nuk kemi punëtorë atje, por ka kosovarë që janë lajmëruar tek zotëri Pacolli dhe kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Kabuli. Pacolli ka kërkuar informata shtesë dhe të njëjtit janë kosovarë që punojnë në institucione të huaja në Afganistan. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar në evakuim”, ka deklaruar Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat