Smith: NATO nuk do të kthehet në formatin e dy dekadave më parë

Lajme

Smith: NATO nuk do të kthehet në formatin e dy dekadave më parë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 23:37
Julianne Smith

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në NATO, ambasadorja Julianne Smith deklaroi sot se NATO nuk do të kthehet në formatin që kishte dy dekada më parë.

Ajo gjatë një video-konference në Bruksel tha se lidhur me këtë brenda vendeve anëtare të NATO-s ekziston një konsensus i qartë.

“Kur flisni me aleatët tanë të NATO-s, ka një konsensus të qartë se kjo aleancë nuk synon të kthehet prapa në kohë në një epokë krejtësisht tjetër, kur ne kishim një lloj tjetër aleance dhe një aleancë krejtësisht të ndryshme. Ne funksionojmë në botën e sotme”, tha Smith.

Ajo këto komente pas deklarimeve të zëvendësministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov, se “NATO duhet të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1997”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat