A do të bëhet vaksina e Covid si ajo e gripit?/ Flet profesori i mjekësisë

Lajme

A do të bëhet vaksina e Covid si ajo e gripit?/ Flet profesori i mjekësisë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 09:35
Skënder Murtezani

Skënder Murtezani, profesor i mjekësisë klinike në Cornell, New York, u shpreh se vaksina e një viti më përpara nuk ka efekt, prandaj duhet të bëhet vaksina e dytë.

Sipas mjekut, virusi nuk do të ketë mundësi të zhduket, po do të bëhet një vaksinim i rregullt pas çdo periudhe të përcaktuar kohor.

“Kur është vaksina e gripit kemi ndryshimin e mbështjellësit të virusit komplet. Mbështjellësi zhvishet dhe me mbështjellës të ri vjen virusi diku nga maji, nga qershori.

Edhe ne trupi nuk e njeh këtë mbështjellës të ri, edhe vaksina e një viti më përpara nuk ka efekt, prandaj duhet të bëhet vaksina e dytë. Për fat të mirë, teknologjia është aq e zhvilluar sa që për një muaj e gjysmë, dy, diku nga fundi i gushtit fillojmë me vaksinën e gripit.

Kjo do të jetë pak më lojë ndryshe, i njëjti princip ashtu siç e thatë, por kjo do t’i ndjek mutacionet. Për fat të keq nuk patëm rast që kjo të zhduket, po do të bëhet një vaksinim i rregullt, edhe do të ndiqen mutacionet dhe jo mbështjellësi i virusit”, u shpreh ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat