Policia e këtij qyteti, më e guximshmja karshi mosmirëmbajtësve të rrugëve

Lajme

Policia e këtij qyteti, më e guximshmja karshi mosmirëmbajtësve të rrugëve

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka iniciuar edhe një fletëparaqitje tjetër për kompanitë që janë të kontraktuara të mirëmbajnë rrugët nga bora, pasi ka vlerësuar se nuk e kanë kryer punën siç duhet.

Sipas zyrtarëve, kjo është evidentuar nga vetë ekipet policore të cilët edhe kanë realizuar fotografi në këto vende.

Mirëpo, dy kompanitë që u gjobitën këtë javë, njëra  e kontraktuar nga niveli qendror e tjetra  nga ai lokal, e quajnë tendencioz veprimin e policisë, teksa mohojnë se nuk i kanë kryer obligimet e tyre.

Ndërkaq sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishin, gjobat për mospastrimin e rrugëve nga bora nuk duhet t’i jap policia.

Megjithatë, për veprimin e tyre në polici deklarojnë se kanë bazë ligjore.

Në gjithë vendin vetëm në janar janë iniciuar 9 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj kompanive për mirëmbajtje të rrugëve, bazuar në ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat