Një qytetar flet pas paralajmërimit për rritjen e çmimit të makiatos: “Pa rrymë rrina, pa makiato s’rrina”

Lajme

Një qytetar flet pas paralajmërimit për rritjen e çmimit të makiatos: “Pa rrymë rrina, pa makiato s’rrina”

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 21:30
Qytetari që u shpreh se nuk qëndron pa makiato

Në valën e rritjes së çmimeve, pritet të rritet edhe çmimi i makiatos. Gastronomët po e arsyetojnë rritjen e çmimit me problemet financiare.

Është porosia më e shpeshtë nëpër kafiteritë e qyetit.

Mirëpo, së bashku me konsumin e saj, pritet të rritet edhe çmimi.

Faturimi i makiatos, nga 1 euro sa është tani, se shpejti mund te jetë më shtrenjtë.

Përkundër pagesës më të madhe, këtë lajm qytetarët po e konsiderojnë krejtësisht normal.

Ne pa makiato nuk mundemi me ndejt, pa rrymë rrina e pa makiato nuk rrina. Makiatot i kemi paguar gjatë luftws nga 4 euro e gjysmë në Prishtinë”, ka thënë një qytetar.

Ndryshe nga ky, ka qytetarë të tjerë që nuk e konsumojnë fare këtë pije.

Pronarët e kafiterive thonë se aktualisht çmimi është sikurse ka qenë më herët, por kjo situatë pritet të ndryshojë në një të ardhme të afërt.

Njëjtë mendon edhe pronari i Odës së Hotelierisë, Hysen Sogojeva, i cili rritjen eventuale të çmimeve në gastronomi po e arsyeton me humbjet që ky sektor i pati gjatë periudhës së kufizimit të orarit të punës.

Ai po ashtu u shpreh edhe kundër masave të tanishme anti-COVID-19, me arsyetimin se nuk ka nevojë për kufizim të lëvizjes.

Çmimet e makiatos pësuan rritje edhe në muajin shtator të vitit të kaluar, si pasojë e, siç thuhej, problemeve financiare të shkaktuara nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat