Funksionarët e PDK-së vizitojnë prindërit e Hashim Thaçit

Lajme

Funksionarët e PDK-së vizitojnë prindërit e Hashim Thaçit

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:55
Pamje nga vizita e funksionarëve të PDK-së, te prindërit e Hashim Thaçit

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se bashkë me vartësin e tij, Fadil Nura, nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku, deputetët Ganimete Musliu, Blerta Deliu-Kodra, Mërgim Lushtaku, kanë vizituar prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë.

Lushtaku tha për ta se ndonëse “të shtyer në moshë e të lodhur nga sfidat e jetës por gjithmonë ballëhapur e krenarë që Kosovës i dhanë një personalitet si Presidenti Hashim Thaçi”.

“Rrofshin gjatë këta prindër fisnikë e pritshin edhe shumë përvjetorë të tjerë të pavarësisë, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi”, shkroi ai në Faebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat