Rrëfimi i Leonorës, të cilën e gjeti britaniku që e fotografoi gjatë luftës

Lajme

Rrëfimi i Leonorës, të cilën e gjeti britaniku që e fotografoi gjatë luftës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 10:25
Leonora Kozmaqi

Leonora Kozmaqi ka ndarë një rrëfim emocionues me shikuesit e emisionit “Ora 7”.

Në kohën e luftës, më saktësisht në vitet 1997-1998, Leonora që atëherë ishte dy vjeçe, u fotografua nga një fotoreporter britanik në një kamp të Maqedonisë së veriut.

Pas shumë vjetësh, ajo vihet në kontakt më të pasi fotoreporteri i shkroi në rrjete sociale duke i kërkuar ta konfirmonte nëse vajza në imazhin emocionues të shkrepur nga dora e tij, ishte ajo.

“Vitin e kaluar më ka kontaktuar dikush. Personi ka qenë fotoreportet britanik, ka qenë prezent në kampin ku ndodheshin shumë shqiptarë të dëbuar me dhunë nga trojet tona. Përmes rrjeteve sociale më kontaktoi dhe më tha ‘përshëndetje, I kam disa fotografi, a mund t’i shohësh dh eta konfirmosh se je ti”.

“Gerry Roberts më shkruan dhe unë ia konfirmova që jam unë, pasi ma konfirmoi edhe Nëna. Vazhdoi komunikimi më të dhe më tha se I vjen mirë që jam gjallë. I erdhi mirë që më kishte gjetur”, tha mes tjerash Kozmaqi.

Ndiqni rrëfimin e plotë shumë emocionues të Leonorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat