Martesat mes gjinisë së njëjtë, Besnik Tahiri tregon si do të veprojë partia e Haradinajt

Lajme

Martesat mes gjinisë së njëjtë, Besnik Tahiri tregon si do të veprojë partia e Haradinajt

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:04
Besnik Tahiri

Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se deputetët e kësaj partie, do ta diskutojnë nenin e Projekt-Kodit civil, përkatësisht librin 4 të familjes, lidhur me martesat mes gjinisë së njëjtë në Kosovë.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin këtë referencë, përfshirë edhe ‘konservativët’ siç tha ajo.

Për këtë çështje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri pasi është pyetur nga gazetarët lidhur me Kodin Civil, ku parashihet të rregullohet me ligj të veçantë edhe çështja e martesave mes gjinisë së njëjtë.

Ai ka thënë se partia e tyre nuk e ka diskutuar sepse nuk e ka pritur që vije në seancë.

“U befasova kur e pashë në agjendën e Kuvendit, për shkak se në mbledhjen kur është votu Kodi, në mbledhjen e Komisionit kemi diskutu me e ftu ministren e Drejtësisë, për të marrë disa sqarime. Janë një varg nenesh që kishim dashtë sqarime shtesë nga Ministria. Nuk e kemi diskutu sepse nuk kam pritë që vjen në seancë, besoj se do t’ketë reagim edhe nga kolegët tjerë. Kodi Civil është jashtëzakonisht i rëndësishëm, do të duhet ta lexojmë e ta trajtojmë. Do të kemi një qëndrim të saktë, në parim si grup parlamentar mbështesim me e pasë një Kod Civil, por duhet ta trajtojmë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat