“I vetmi kontribut i Hashim Thaçit për Kosovën është formimi i Gjykatës Speciale”

Lajme

“I vetmi kontribut i Hashim Thaçit për Kosovën është formimi i Gjykatës Speciale”

Nga: N. Sh. Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 12:35
Vladimir Putin dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar një fotografi në ish-presidentit Hashim Thaçi me presidentin rus Vladimir Putin.

Krahas kësaj fotografie, Miftari shkruan se kontributi i vetëm i Thaçit për Kosovën është formimi i Gjykatës Speciale.

Madje këtë ai e quan si ‘meritë të vetmuar’.

Positmi i plotë:

Merita e vetmuar!

I vetmi kontribut pozitiv dhe meritë e Hashim Thaçit që bëri për Kosovën dhe për popullin tonë deri sot është formimi i Gjykatës Speciale, por edhe në këtë kontribut' ka hile pasi veproj vetëm kur kishte marr premtime nga disa miq ndërkombëtarë të Brukselit - Uashingtonit se nuk do të përfundonte edhe vet në ‘kazan’, përdryshe kurr për jetë nuk do të pranonte formimin dhe miratimin e kësaj gjykate!

Image
Postimi i Naim Miftarit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat