Drashkoviç: Nuk na bombardoi NATO kot

Lajme

Drashkoviç: Nuk na bombardoi NATO kot

Nga: F.B Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 08:52
Vuk Drashkoviç

Ish-shefi i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviç në emisionin “Kartoni i Kuq” ka theksuar se për Serbinë zgjidhja ma e mirë është qasja në NATO, duke shtuar se bombardimet e NATO-së nuk ishin të rastësishme.

“Ne jemi koalicion me listën e Vuçiq, por fjalinë që pat thënë në Fakultetin e Shkencave politike para një viti e gjysmë: Serbia do të zgjidhte të gjitha problemet ekonomike edhe të sigurisë kur do të bëhej anëtare e NATO-së, asokohe Vuçiq pat shtuar se për fat të keq shumica e popullit janë kundër”.

Pastaj në vazhdim tha se “kjo është e vërtetë, por populli duhet të edukohet, përderisa nuk hyjmë në NATO do të shtrohet dilema ku po shkojmë. Dhe përherë do të ketë frikë se do bëhemi krahinë ruse”, tha ai.

Lidhur me agresionin dhe bombardimet e NATO-së në vitin 1999 “Kjo ishte kthim i të vërtetës në të pavërtetë edhe gënjeshtër. Ky rikthim po vazhdon prej rënies së Millosheviçit në media, në magazina dhe rregullohet nga UDBA që tash është e bashkuar UDBA serbo-ruse, që vazhdon të plasojë atë që ndodhi atëherë dhe gënjeshtra e venës bëhet e vërtetë”, tha lideri i SPO.

Drashkoviç ka nënvizuar se në “Serbi akoma besohet se NATO na ka sulmuar pa asnjë shkak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat