“Është koha që Vuçiqit t’i kallet loja”, ja kush e thotë

Lajme

“Është koha që Vuçiqit t’i kallet loja”, ja kush e thotë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 16:45
Aleksander Vuçiq

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, ka thënë se është koha që Evropa t’i dërgojë sinjal të fuqishëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter”, ka shkruar se nuk mund të vazhdojë të ulet në dy karrige, pasi ky refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

“Koha që t’i dërgohet sinjal i fuqishëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’i kallet loja. S’mund të uleni në dy karrige në të njëjtën kohë, zotëri Vuçiq. Duke refuzuar që të rreshtoheni me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të vendosni sanksione kundër luftës së Putinit në Ukrainë, ju po vini në pikëpyetje të ardhmen evropiane të shtetit tuaj”, ka shkruar ai në Twitter.

Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende evropiane që s’kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Serbia në qëndrimin e saj për luftën u shpreh se e përkrah integritetin territorial të Ukrainës, por refuzoi të vendoste sanksione siç bëri Perëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat