Kontributi për Fondin e Sigurisë, ofrojnë 500 të rinj e të reja

Lajme

Kontributi për Fondin e Sigurisë, ofrojnë 500 të rinj e të reja

Nga: V.N Më: 4 mars 2022 Në ora: 09:48
Veton Berisha

Fondi i Sigurisë është përshëndetur nga shumica e partive politike, me pak përjashtime.

Përderisa deputetë të shumtë kanë sakrifikuar rrogën e muajit për të kontribuar, ka pasur edhe nga ata që janë paraqitur si vullnetar që kurdo që të jetë nevoja, ata do të jenë në gjendje gatishmërie në aspektin fizik në mbrojtje të shtetit.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se komuniteti të cilin e përfaqëson janë gati që të ofrojnë të rinj e të reja për FSK-në.

“Egjiptianët e Kosovës, në vend të parave për Fondin e Sigurisë, ofrojnë 500 të rinj e të reja që janë të gatshëm të konbtribojnë për FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat