​Mësuesja Merita Gashi dekorohet me çmimin vjetor “Shaban Jashari”

Lajme

​Mësuesja Merita Gashi dekorohet me çmimin vjetor “Shaban Jashari”

Më: 7 mars 2022 Në ora: 13:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën e mësuesit është mbajtur nja manifestim ku edhe është ndarë çmimi vjetor “Shaban Jashari”, të cilën e mori mësuesja Merita Gashi nga Rahoveci. Kurse, edhe mësimdhënës të tjerë nga komunat e tjera të Kosovës morën mirënjohje për kontributin e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Arbërie Nagavci, tha se kjo ditë e risjellë në mendje mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë.

Mirëpo ajo përmendi edhe kontributin e madh që kanë mësimdhënësit.

Nagavci: Marsi na risjellë në vëmendjen tonë hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në Korçë

7 marsi na risjellë në vëmendjen tonë hapjen e mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe mendje ndriturit e kombit që e drejtuan atë, si Pandeli Sotiri, Peronini Luarasi, e të tjerë. Nga dita e 7 marsit të vitit 1887 kur u hap mësonjtorja e parë shqipe, historia e arsimit përjetësoi emra dhe ngjarje të shumta të mësuesve që çdokush do të mbanin arsimin shqip për t’i dhënë brezave arsimim në gjuhën amtare...Për dyshim nga mësues të vendeve të ndryshme në botë, mësimdhënësit shqiptarë përgjatë gjithë historisë paralelisht me kryesin e detyrës dhe misionin e tyre për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave kishin edhe një mision tjetër po aq të rëndësishëm, që t’i frymëzojnë gjeneratat që të mos e pranojnë robërinë por të bëjnë luftën e tyre për liri dhe atdhe”, tha ajo.

Kurse, fituesja e këtij çmimi, Merita Gashi tha se ndihet shumë e privilegjuar për këtë çmim.

Gashi: Ndihem e nderuar dhe e privilegjuar që unë sot marr çmimin

Ndihem e nderuar dhe e privilegjuar që unë sot marrë çmimin ‘Shaban Jashari’, jemi në Epopenë e UÇK-së meritat, vlerësimet shkojnë për familjen Jashari. Me të vërtetë ata janë çdogjë për ne, pa ata të cilët ndoshta nuk do të ishim ku jemi këtu, respekt edhe për të gjithë dëshmorët e vendit tonë që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë. Ajo që dua të theksoj sot se çdoditë që e bëj në mësimdhënie e kam motiv babin tim të ndjerë, të cilin e kam pasur mësues të gjuhës shqipe dhe sot unë ushtroj këtë profesion dhe këtë çmim ia dedikoj atij”, tha ai.

Ndëkrohë, edhe mësues të tjerë u dekoruan me mirënjohje nga ministrja e arsimit.

Xhavit Ramosaj Deçan ,Selvete Gashi Drenas, Fadil Curri Hani i Elezit, Xhavat Krasniqi Fushë Kosovë,Dhurata Nixha Gjakovë ,Besim Kryeziu Kamenice, Burhan Beçiri Klinë ,Nyrsret Zeka Obiliq, Shqipe Llomqari Prishtinë, Mirlinda Sahiti Lipjan, Rujtin Kryeziu Mamush, Fëllënza Kirajtani Prizren, Bahtie Ismajli Mitrovicë, Shefqet Nura Vushtrri, Ekrem Mustafa Novobërdë, Xhafer Abdyly Pejë, Vlorë Ajvazi-Bislimi Podujevë, Merita Gashi Rahovec, Shefki Guri Kaçanik, Shefie Nuha Shtime, Nurie Emërllahu Viti dhe Jakup Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat