Qeveria nis procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave në Londër e Uashington

Lajme

Qeveria nis procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave në Londër e Uashington

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për blerjen e objekteve të Ambasadave të Kosovës në Uashington dhe në Londër. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se miratimi i këtij vendimi i hap rrugë fillimit të proceduarve të blerjes së objekteve.

“MPJ propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e  objekteve të Ambasadave të Kosovës në Uashington në SHBA dhe në Londër në Mbretërinë e Bashkuar. Miratimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë fillimit të procedurave të blerjes, siç parashihet me legjislacionin respektiv në fuqi”, tha ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se është e vlefshme që qiratë e shtrenjta të kompensohen me pronësi.

“Është tejet e vlefshme që qiratë e shtrenjta po i kompensojmë me pronësi të Republikës”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat