Bugajski tregon çka ndodhë nëse Vuçiq i fiton zgjedhjet në Serbi, alarmohen mediat serbe

Lajme

Bugajski tregon çka ndodhë nëse Vuçiq i fiton zgjedhjet në Serbi, alarmohen mediat serbe

Nga: F.B Më: 17 mars 2022 Në ora: 12:28
Janusz Bugajski

Gazeta serbe “Alo” ka komentuar deklaratën e analistit dhe njohësit të situatës në Ballkan Janusz Bugajski se “Nëse Vuçiq fiton zgjedhjet në Serbi – Serbisë i nevojitet revolucion”, duke shkruar se Bugajski po bënë thirrje për kaos të përgjakshëm në Serbi, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij mediumi, Bugajski është përkrahës i pranimit të Kosovës nga Serbia, ka dërguar kërcënime të kobshme për Serbinë dhe presidentin Vuçiq.

Në një intervistë ndër tjera ka thënë se “Serbisë i duhet një revolucion nëse fiton Vuçiq”.

“Nëse Vuçiq fiton zgjedhjet e prillit, Serbisë i duhet revolucioni. Serbët normal duhet të sillen në përputhje me sjelljen e Ukrainës kur hidhen poshtë qeverinë e korruptuar që bashkëpunonte me Moskën”, tha Bugajski.

Të përkujtojmë se Bugajski është ekspert për Ballkan që fajësinë për situatën në Ballkan e sheh tek serbët , duke akuzuar Beogradin për trazira dhe dridhje në Malin e Zi dhe BeH, duke akuzuar direkt Vuçiq për rrezikimin e integritetit të Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat