Mallkimi i Geni Gecit, pasi nipi në Gjermani e bëri me lot

Lajme

Mallkimi i Geni Gecit, pasi nipi në Gjermani e bëri me lot

Nga: N. Sh. Më: 22 mars 2022 Në ora: 12:25
Gani Geci dhe nipi i tij, Neroni

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka treguar një rrëfim për familjen e tij.

Djali i madh i Ganiut, tashmë e ka lëshuar Kosovën dhe ka shkuar në Gjermani për të jetuar e punuar.

Gani Geci ka shkuar në Gjermani ku po qëndron të djali i tij, ndërsa nipi i tij Neroni, sot e ka bërë me lot.

Neroni i vogël ka kërkuar nga Geci që të merr me vete në Kosovë, pasi nuk po i pëlqen Gjermania.

Geci shkruan se në vitin 2002 i kishte kthyer fëmijët e tij nga Gjermania në Kosovë, por në vitin 2021 djali i tij bashk me fëmijët e la Kosovën duke mos gjetur perspektivë këtu.

Geci ka mallkuar të gjithë ata që sipas tij, e vranë ardhmërin e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot e dërgova nipin tim Neronin në shkollë këtu në Gjermani dhe me bëri me lot:

(Neroni mua me quan BABË) ndërsa babain e vet Rilindin e thërret BABI)

Më tha BABË merrem me vete kur të shkojsh në Kosovë.

Unë ty kam me të dëgjua çfarë të duash t’i tërë ditën kam me nejt me ty kurrë vetëm nuk kam me të lan veç merrem në Kosovë.

Kam me nejt me ty në Kullë bashkë kambë kryqë kemi me i prit musafirët veç merem në Kosovë.

Dua te shpjegoj se Djali im Rilindi i cili ka mbaruar edhe masterin në fakultetin e Arkitektures në Prishtinë nuk pat prespektivë në Kosovë, e larguan nga puna në Ministrinë e Infrastrukturës.

E bëri një kërkesë ministrisë së Kulturës në Gjermani dhe Gjermaia ia njofti diplomën dhe ua dha vizat bashkë me Blue Kartat dhe e leshuan Kosovën vitin e kaluar bashk me gruan e tij dhe dy nipat e mi erdhën në Gjermani ku tani punon si Arqitekt.

Vlenë të theksohet se unë duke menduar se në Kosovë do të ketë ardhmëri dhe prespektivë, unë në vitin 2002 në moshën 9 vjeçare i ktheva nga Gjermania femijët e mi për në Kosovë dhe tani Neroni po kërkon të kthehet në Kosovë.

Mallkuar qofshin të gjith ata që vranë përspektivën e fëmijëve tanë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat