Jovanoviq: GRU ruse në parking në Beograd ka më shumë vetura se BIA serbe

Lajme

Jovanoviq: GRU ruse në parking në Beograd ka më shumë vetura se BIA serbe

Më: 24 mars 2022 Në ora: 23:25
Çedomir Jovanoviq

Kryetar i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se “GRU ruse në parking në Beograd ka më shumë vetura se BIA serbe”. Ndërsa ka folur për këto raste ai ka deklaruar se “unë këtu nuk do të bëjë analizë, por do të ju paraqes diçka nga përvoja jetësore.”

Jovanoviq ka folur për ndikimin rus në Serbi dhe Ballkan. Ai ka deklaruar se rusëve ju konvenon një luftë e “vogëll Ballkanike” dhe se në Ballkan serbët konsiderohen si “rus të vegjël” .

Ndërsa ka folur për rrezikun e ndërhyrjes ruse në Serbi dhe Ballkan, Jovanovic ka marrë si shembull dështimin e grushtit të shtetit nga rusët në Mal të Zi.

Duke folur  për këtë rast ai deklaroi se “Unë e di se çka ata bëjnë në Serbi dhe çka janë të gatshëm të bëjnë. E di çka kanë bërë në Mal të Zi në vitin 2016 kur kanë planifikuar grusht shteti. Ndërsa të arrestuarit në rrugët e Podgoricës në ditën e zgjedhjeve, në fakt punën e tyre është dashur të bëjnë një njësi që ka aterruar në Nish dhe është dashur  të shkojë në Sllatar dhe atyre ju ka ardhur një mesazh që janë të dekonspiruar që ju kanë dështuar planet dhe më pas janë kthyer.”

Sipas Jovanoviqit, skenari i njejtë rus i grushtit të shtetit u tenua edhe në Maqedoni, ai deklaroi se “të njëjtën gjë e kanë tentuar edhe në Parlamentin e Maqedonisë, në Shkup  ata e kanë kërkuarn ndihmën e serbëve që për llogaritë e tyre, të bëjnë grusht shtet në Maqedoni. Për këtë arsyeje shefi i shërbimit serb ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë dhe nga aty e ka dërguar një fotografi për të i kërkuar Kryetarit të Maqedonisë për të dëshmuar se ai është aty. Mirëpo ne ketë nuk e kemi bërë për shkak se rusët nuk na kanë besuar se do ta bëjmë. Ata kanë tentuar të dërgojnë njerëzit e tyre për të kryer punën e vet.”

Ndërsa sipas Jovanovic grushtet e shtetit nga rusët në Ballkan kishin dështuar pasi që për “fatë të mirë amerikanët kishin dërguar forca të shtuara atje dhe kishin reaguar më shpejtë dhe e kishin parandaluar këtë skenar rus.” Ndërsa që sipas tij kjo është arsyeja e “rënies së komunikimit ndërmjet Beogradit dhe Shkupit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat