Vuçiq: Nuk mund të shkatërroni sukseset e ekonomisë sonë, kjo është përgjigja për Kurtin dhe Gjukanoviçin

Lajme

Vuçiq: Nuk mund të shkatërroni sukseset e ekonomisë sonë, kjo është përgjigja për Kurtin dhe Gjukanoviçin

Nga: F.B Më: 29 mars 2022 Në ora: 09:33
Aleksandar Vuçiq

Në në intervistë për media në fushatën parazgjedhore presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq krahas situatës së përgjithshme në Serbi, ekonomisë, luftës në Ukrainë ka folur edhe lidhur me mediet që sipas tij janë përqendruar në sulmet ndaj vendit të tij.

Vuçiq shtoi se "Nuk mund të shkatërroni sukseset e ekonomisë sonë, kjo është përgjigja për Kurtin e Gjukanoviçin, nuk kam forcë për përgjigje tjetër”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

"Çdo gjë që ne bëjmë, atë që nuk mund të mohohet edhe të shkatërrohet është ekonomia jonë. Ato janë hekurudha Beograd- Novi Sad, hekurudha Beograd-Nish të cilën po ndërtojmë. Sukseset tona janë rrugët, spitalet e reja, stadiumet dhe rrogat më të larta”, tha Vuçiq.

“Sukseset tona janë edhe rrogat që vazhdimisht kanë shënuar rritje dhe ndikojnë në rritjen e mirëqenies, besoj se ato do të arrijnë vlerën mbi 1 mijë euro, ndërsa pensionet do të jenë 500 euro. Këto rezultate janë përgjigja jonë. Unë nuk kam forcë t’i përgjigjem Kurtit edhe Gjukanoviç dhe tjerëve”, ka deklaruar ai.

Më pas Vuçiq tha se boshnjakët kanë vuajtur shumë, i kupton ata plotësisht dhe kupton dhembjen e tyre, ndonëse nuk është popullore të thuhet.

"Edhe aty edhe kur e teprojnë dhe nguten, hesht dhe prit. Më mirë është kështu, Por ka edhe disa që në çdo mënyrë përpiqen të punojnë diçka kundër Serbisë. E atëherë nëse flas për ta, secilën ditë krijoj yje nga ata, do të thotë duan të bëhen të famshëm përmes Serbisë dhe Vuçiqit”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat