Shahini: 180 milionë euro do t’i ktheheshin shtetit nëse paga minimale do të ishte 250 euro

Lajme

Shahini: 180 milionë euro do t’i ktheheshin shtetit nëse paga minimale do të ishte 250 euro

Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:58
Foto nga takimi

Rritja e pagës minimale në 250 euro, do të kishte rritje të ekonomisë vendëse, ndërsa më shumë se 35 milionë do t’i kthehen shtetit. Kështu tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

Në konferencën e organizuar nga AKB-ja me temën “Paga minimale dhe efekti i saj në ekonominë e Kosovës, Shahini tha se paga minimale në Kosovë është me e vogla në Ballkanin Perëndimor dhe si e tillë ajo duhet të lëvizë lëviz drejt rritjes.

Të gjithë parametrat tregojnë që paga minimale duhet të rritet. Në Kosovë janë të kategorizuar punëtorët që marrin paga minimale 130 dhe 170. Ne e vlerësojmë se paga minimale dhe rritja e saj në Kosovë nëse bëhet vetëm 250 euro efekti në ekonomi do të jetë 180 milionë euro. Nëse këto para futën në qarkullim  më shumë se 35 milionë do t’i kthehen shtetit. Për fat të keq janë disa kategori që bazë e kanë pagën minimale. Vetëm disa ditë më herët siç kemi parë mbi 200 mijë punëtorë kërkojnë viza pune për të dal jashtë vendit”, tha Shahini.

E profesori i Ekonomisë, Musa Limani, tha se krahas pagës minimale, në Kosovë është edhe papunësia e madhe, për të cilën thotë se shifrat e papunësisë nuk janë reale, ndonëse ato i jep ASK-ja. Ai thotë se mbi 40 për qind ka një papunësi të fshehtë.

“Si burim për buxhetin familjar pjesa dërmuese është paga dhe marrëdhënia e punës. Paga paraqet një burim kryesor dhe niveli i saj bazohet në forcat prodhuese. Kah zhvillimi i nivelit Ekonomik Kosova hyn në vendet më të pazhvilluara në Evropë. Paga përcaktohet nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe niveli i çmimeve. Fuqia blerëse tek ne në Kosovë është jashtëzakonisht e vogël”, tha Limani.

Kur krejt kësaj i shtohet papunësia e madhe. Nuk është reale norma e papunësisë sado që e jep agjensioni i statistikave. Unë mendoj se është shumë më e lartë. Unë mendoj se është mbi 40 për qind. Kemi një papunësi latente(të fshehtë).

“Paga minimale për mua me të vërtetë është e pajustifikueshme. Unë nuk e di ku e kanë marrë këtë model të pagës minimale që shtohet në bazë të grupmoshave. Unë e shohë diskriminim çështjen e ndarjes me kriterin e moshës. Shporta e jetës është e njëjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat