“Falë Zotit shpëtova”, studentja sulmohet nga qentë endacakë para Fakultetit Juridik

Lajme

“Falë Zotit shpëtova”, studentja sulmohet nga qentë endacakë para Fakultetit Juridik

Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Studentja e Fakultetit Juridik, njëherësh anëtare e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Flora Halimi, ka thënë se ishte sulmuar nga qentë endacakë pranë këtij fakulteti.

U nisa për në fakultet, mbarova në Qendër të Mjekësisë Familjare! Falë Zotit, iu shpëtova kafshimeve të qenve endacakë, por jo edhe lëndimeve që i mora si pasojë e përpjekje për të ikur nga ta”, ka shkruar Flora Halimi në Facebook.

Ajo tha se po cenohet integriteti fizik e mental, pasi, sipas saj, komuna dhe shteti janë duke qëndruar indiferentë ndaj këtij rreziku që po kanos jetën e qytetarëve.

“Atëherë nëse keni ndonjë këshillë apo udhëzim se si të menaxhohet frika në këto raste, mjetet praktike adekuate që duhet përdorur për vetëmbrojtje atëherë ju lutem mos hezitoni me i nda me neve”, ka shkruar tutje ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat