Vuçiq: Askush nuk ka të drejtë të armatos Kosovën, pse ju pengon armatosja e Serbisë, e nuk ju pengon armatosja e Kroacisë

Lajme

Vuçiq: Askush nuk ka të drejtë të armatos Kosovën, pse ju pengon armatosja e Serbisë, e nuk ju pengon armatosja e Kroacisë

Nga: F.B Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:36
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përsëri është deklaruar rreth armatimit të Kosovës, duke thënë se “askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, po ata nuk mërziten. Marrëveshja e Kumanovës parashikon se KFOR-i është forca e vetme në Kosovë”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

“Pyetja ime për perëndimin është e thjeshtë, jo vetëm për britanikët që po armatosin Prishtinë me armë të rrezikshme – a janë ata të njëjtit që nga ne kërkojnë respektimin e të drejtës ndërkombëtare, e ju po e shkelni çdo ditë. Pse po i armatosni? Pse ju pengon armatosja e Serbisë, e nuk ju pengon armatosja e Kroacisë”, pyeti Vuçiq.

Ai ka pyetur edhe rreth zërave të subjekteve të ndryshme kroate se planifikohet sulmi ndaj Sllovenisë dhe Austrisë, duke u ndërlidhur me gjendjen në BeH shtoi se kyçe mbeten raportet qeë duhet të zhvillohen me boshnjakët, edhe pse “ata e shohin të madhe pse e lejoj Dodikun të flas diçka tjetër nga kjo që them unë”?. 

Njerëzit duhet ta “kuptojnë se jemi të rrethuar me hipokrizi patologjike, por Serbia respekton parimet edhe moralin”, tha ai.

“Lidhur me armatimin – se leni askënd pa armatos, e po flisni për paqe. E ne blejmë armatimkinez defansiv për të cilat flisnin se janë thërrime e pastaj u kujtuan se nuk janë bash thërrime”.

Vuçiq porositi se ne do të vazhdojmë të mbrojmë vendin “Kemi respekt për KFOR-in dhe NATO-n, por mos na pyesni pse blejmë diçka”.

Ai ka ftuar qytetarët që me 30 prill të vizitojnë Batajnicën dhe të njihen me sistemet e reja më të fuqishme të mbrojtjes kundër-ajrore që ka pasur ndonjëherë Serbia.

Ai e pranoi se sot jemi të rrethuar nga vendet e NATO-së dhe kjo nuk është sekret “Ne duam të ndërtojmë raporte të mira me këto vende, por duam të kemi politikën tonë dhe së shpejti do të nxjerrim akte të reja rreth çështjes së mbrojtjes së vendit".

Sot sipas tij Serbia ka mbrojtje më të fuqishme “edhe pse hidhërohet ndaj disa gjërave në industrinë tonë të mbrojtjes”.

Por ka edhe një porosi për popullin malazez, duke mos dashur ta akuzoj kryeministrin e deritashëm Krivokapiç. “Dua të i them popullit malazez mos të brengosen, nuk është me rëndësi çka flasin presidenti dhe kryeministri i tyre. Askush nuk do mbetet i uritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat