Pas Petkoviq edhe Selakoviq e quajnë Kurtin “Hitleri i vogël Ballkanit”

Lajme

Pas Petkoviq edhe Selakoviq e quajnë Kurtin “Hitleri i vogël Ballkanit”

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:05
Nikola Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se politika e Aleksandër Vuçiq sjell paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Duke komentuar një deklaratë të Albin Kurtit, i cili iu ka referuar Vuçiqit si “Putini i vogël”, ai bëhet zyrtari i dytë serb që e quan kryeministrin kosovar, “Hitleri i vogël i Ballkanit”,

“Vuçiq ka ardhur me iniciativën për Ballkanin e Hapur, kurse Kurti thërret për krijimin e Shqipërisë së Madhe, projekt i cili ekziston që nga koha e Hitlerit. Vuçiq ka nisur një mori projektesh infrastrukturore në rajon”.

“Qëllimi i tij është lidhja e kapitalit në rajon. Kështu madje krijohet lidhje ekonomike dhe kur lidheni ekonomikisht, atëherë ju zgjidhni më lehtë problemet e pazgjidhura politike”.

Selakoviq më tej ka vazhduar duke e quajtur Kurtin si prijetar të provokimit dhe destabilizimit.

Para tij ka qenë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që e ka quajtur Kurtin “Hitler i vogël i Ballkanit”,  referuar ish-diktatorit gjerman Adolf Hitler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat