Publikohen pamjet/ Ulqini në festë, pasi Abazoviq u zgjodh kryeministër i Malit të Zi

Lajme

Publikohen pamjet/ Ulqini në festë, pasi Abazoviq u zgjodh kryeministër i Malit të Zi

Më: 29 prill 2022 Në ora: 22:58
Ulqini

Ballë për ballë me kalanë e famshme të Ulqinit, lindi 36 vite më parë Dritan Abazoviq, kryeministri i ri i Malit të Zi.

Ai është i pari shqiptar në historinë e shtetit fqinj që arrin deri në këtë detyrë të lartë, në një vend ku shqiptarët janë pakicë.

Si bashkëpunëtorë Abazoviç ka edhe dy ministra që flasin Shqiptar, Fatmir Gjekën dhe Marash Dukën por çfarë presin shqiptaret e Malit të Zi, nga qeveria e re?

Në shtëpinë pas meje, në lagjen e Pinjeshit në Ulqin, u rrit dhe mori mësimet e para Dritan Abazoviq, madje këtu nisi edhe karrierën e tij politike por si e njohin banorët e lagjes, kryeministrin e ri?

Analisti Mustafa Canka thotë se jetëgjatësia e kësaj qeverie mund të zgjatet nëse plotëson një kusht.

Tashmë shqiptaret e Ulqinit dhe të gjithë Malit të Zi janë protagonist të jetës politike, por se sa do të përkthehet kjo në të mira për ta, mbetet për t’u parë gjatë këtij mandate të shkurtër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat