Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Abazoviq është shprehur i nderuar që pati mundësinë të bisedojë me Patriarkun Porfirije dhe i ka falënderuar ata për ftesën që i kanë bërë për të marrë pjesë në ceremoninë e festës së Shën Vasilijes.
“Roli i Kryeministrit është që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve. Të gjithë janë të mirëpritur në vendin tonë – dyert e Malit të Zi janë të hapur për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Ju dëshiroj të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë dhe klerit gëzuar festat dhe festimin e Shën Vasilija Ostroskog.
Ishte nder dhe kënaqësi për mua të flas me Patriarkun Porfirije dhe Metropolitin Ioanniciu, të cilët i falënderoj për ftesën që të marr pjesë në ceremoni”, ka shkruar Abazoviq
Uloga premijera je da bude u službi svih građana. U našu državu su svi dobrodošli - vrata Crne Gore su otvorena za sve dobronamjerne ljude. Svim građanima pravoslavne vjeroispovijesti i sveštenstvu želim srećnu slavu i praznik Sv. Vasilija Ostroškog. pic.twitter.com/5PajGzP5iX
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 12, 2022