55-vjeçari që u godit nga rrufeja në Prizren ishte ish-luftëtar i UÇK-së

Lajme

55-vjeçari që u godit nga rrufeja në Prizren ishte ish-luftëtar i UÇK-së

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:20
Rexhep Vezaj

Dje në disa pjesë të Kosovës ka mbajtur mot i keq, me shi, vetëtima e bubullima, ku për pasojë mbeti i vdekur 55-vjeçari nga Prizreni, Rexhep Vezaj, i cili u godit nga rrufeja.

55-vjeçari vdiq tragjikisht, derisa po mblidhte sanë me traktor.

Fqinjët e viktimës i ofruan atij ndihmën e parë, derisa më pas u dërgua në spital, megjithatë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai humbi jetën.

Gazeta mëson se i ndjeri ka qenë edhe ish-luftëtar i UÇK-së.

Përveç familjarëve viktima është përkujtuar edhe nga shokët e luftës.

“Të pushoftë shpirti në parajsë bashkëluftëtari ynë i UÇK-së”, ka shkruar njëri nga ta në Facebook.

Me urdhër të Prokurorit rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

Ndërkaq, familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri do të varroset sot, më 03.06.2022, në kohën e “ikindisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat