BIK njofton se pelegrinazhi në Haxh këtë vit kushton 5 mijë e 700 euro

Lajme

BIK njofton se pelegrinazhi në Haxh këtë vit kushton 5 mijë e 700 euro

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:39
Naim Tërnava

Një nga pesë shtyllat e fesë islame është edhe shkuarja në Haxh e besimtarëve mysliman.

Haxhi është pelegrinazhi vjetor që bëhet nga myslimanët në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.

Ai zhvillohet gjatë muajit Dhu al-Hixhah, i cili është muaji i fundit i kalendarit islamik.

Çdo vit, miliona myslimanë nga e gjithë bota bëjnë udhëtimin për në Mekë nga e gjithë bota. Por kosovarët të cilët duan ta kryejnë këtë obligim fetar do të paguajnë çmime marramendëse.

Derisa, më herët, çmimi për aranzhim të vizitës në Haxh ka qenë 4100€, Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që këtë vit çmimi të jetë 5700€.

Kjo është bërë e ditur  nga BIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat