Gjendet i vdekur një burrë në Burojë, deklarohet Policia

Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Burojë, deklarohet Policia

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:02
Buroja

Një burrë është gjetur i vdekur në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Policia ka bërë me dije se vdekja e tij është konstatuar nga mjeku, derisa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Burojë, Skenderaj, 03.06.2022 – 06:10.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion’, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat