Petro Koçi: Ballkani i Hapur s’do kishte mbështetje po të ishte i rrezikshëm

Lajme

Petro Koçi: Ballkani i Hapur s’do kishte mbështetje po të ishte i rrezikshëm

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:23
Petro Koçi

Deputeti i Partisë Socialiste (PS) në Shqipëri, Petro Koçi tha se Ballkani i Hapur nuk do të kishte këtë mbështetje nëse do të ishte i rrezikshëm.

Sipas tij amerikanët nuk kanë nevojë të përdorin gjuhë diplomatike nëse diçka nuk shkon.

Ndërkohë sa i takon thirrjes së tyre për bashkimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që iniciativa të konsiderohet shumë e suksesshme, Koçi tha se qëndron, por nuk e bën më pak të realizuar seç është në këto momente.

“Do të ishte e udhës që edhe Kosova të përfitonte,” – u shpreh deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat