Propaganda e Rusisë për shqiptarët e vrarë në Ukrainë, reagon ish-kryeministri Pandeli Majko

Lajme

Propaganda e Rusisë për shqiptarët e vrarë në Ukrainë, reagon ish-kryeministri Pandeli Majko

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:21
Pandeli Majko

Pas një dështimi të Ushtrisë së Federatës së Rusisë në Ukrainë, propaganda e Kremlinit po bën të pamundurën që të lëshojë gënjeshtrën e radhës për numrin e mercenarëve të angazhuar nga gjithë bota.

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka lëshuar një njoftim për numrin e shqiptarëve të vrarë nga ushtria ruse në Ukrainë (sipas Rusisë), e për këtë ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ai në një postim në Facebook shkruan se njoftimi i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri për shqiptarët e vrarë (sipas Rusisë) është një akt i papërgjegjshëm.

“Ambasada e Federatës Ruse ka nxjerr njoftimin për shqiptarët e vrarë (sipas saj) nga ushtria ruse në Ukrainë.

Ky është një akt i papërgjegjshëm.

Duke i bërë të tjerët të kenë frikë nga ty nuk e ndryshon atë që je në të vërtetë”, shkruan Majko. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat