​ASK publikon balancën vjetore të energjisë për 2021

Lajme

​ASK publikon balancën vjetore të energjisë për 2021

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitë publikimin “Balanca vjetore e Energjisë për vitin 2021”, në të cilin pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2021.

Sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2021 ka qenë 2873.69 ktoe. Sasia në dispozicion e thëngjillit ka pasur rritje në krahasim me 2020 për rreth 0.68%, rritje ka sasia në dispozicion e produkteve të naftës krahasim me vitin 2020 për 9.57%.

Linjiti është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99. 5% në totalin e thëngjillit si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjill bituminoz dhe tjera 0.5%.

Importi i produkteve të naftës për vitin 2021 ka qenë 815.10 ktoe. Nafta merr me rreth 69% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar koks nafte 10 %, benzina me 8%, GLN 4% etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat