Personat që ende nuk i janë përgjigjur gjykatës, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Lajme

Personat që ende nuk i janë përgjigjur gjykatës, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit për të realizuar urdhëresat e Gjykatës Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti gjatë javës që shkoi, nga data 20-26 qershor-2022, janë realizuar 59 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat