Deputeti i LVV-së kthehet në Facebook, pasi i kishin hakuar llogarinë

Lajme

Deputeti i LVV-së kthehet në Facebook, pasi i kishin hakuar llogarinë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 00:32
Deputeti Jahja Kokaj

Deputeti Jahja Kokaj, i është kthyer rrjeti social Facebook, pasi një javë më parë i ishte hakuar.

Kokaj ka bërë të ditur se nga sot do t’i kthehet komunikimit me miqët në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Pas një pauze, nga sot i kthehem komunikimit me miqtë në FB”, ka shkruar Kokaj.

“Dikush ma patë bllokuar për pak kohë. Në momentin kur e hakuan Facebook, arrita që të gjithë miqtë t’i informoj, që eventualisht të përjashtohej mundësia e dëmtimit eventual të FB të tyre. Tani çdo gjë është në rregull”,  shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat