Reagon edhe Naim Miftari për ‘shfaqjen’ e Milan Radoiçiqit nga veriu: Dikur rrinte këmbëkryq në Qeveri me Thaçin e Haradinajn

Lajme

Reagon edhe Naim Miftari për ‘shfaqjen’ e Milan Radoiçiqit nga veriu: Dikur rrinte këmbëkryq në Qeveri me Thaçin e Haradinajn

Nga: N. Sh. Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:10
Naim Miftari dhe Milan Radoiçiq

Edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas një video të publikuar nga krimineli Milan Radoiçiq nga veriu i Kosovës.

Miftari përmes një postimi në facebook, thotë se Radoiçiqi dikur rrinte këmbëkryq në Qeverinë e Kosovës me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.

Tash, Miftari thotë se kanë ndryshuar gjërat dhe Radoiçiqi lajmërohet vetëm nga malet.

Reagimi i plotë:

Eh Kafe e Dyje!

Bosi i Listës Serbe, krimineli serb i veriut, Milan Radoiçiqi pos që bënte kontraband dhe kishte pushtetin absolut në veriun e Kosovës dikur rrinte ulur këmbëkryq në Prishtinë, në qeverinë e Kosovës me ish-presidentin Hashim Thaçi, e ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, tani i ndjekur nga ligji i Republikës së Kosovës dhe nga policia e Kosovës, tani jep intervista vetëm nga bjeshkët e malet e largēta ku rrinë veq hutat e korbat!

Kanë ndryshu senet oj Gane, Kosova dalngadal po bën rend ligjor ku Milan Radojçiqi me shokë veç nga mali po flasin tani, ndërsa pobratimat e tij Hashim Thaçi është në hapsin që e ka ndërtu për me i dërgu shokët e vet, Ramush Haradinaj në opozitë tani PA QEF, pa tandera, pa mish, pa sendviça sot as Shtimja se pranon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat