Tahiri i LDK-së lajmërohet nga Haxhi: Dielli perëndoi në Kodrën e Arafatit, urime Kurban Bajramin

Lajme

Tahiri i LDK-së lajmërohet nga Haxhi: Dielli perëndoi në Kodrën e Arafatit, urime Kurban Bajramin

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:02
Xhafer Tahiri ka shkuar në Haxh

Ish-kryetari i Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka shkuar në Haxh, ku nga atje e uroi Kurban Bajramin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri tha se tani dielli ka perënduar në Kodrën e Arafatit.

Ai u uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajram.

“Tani kur dielli perëndoi në kodrën e Arefat-it, urime Kurban Bajramin!

 Në familjet tuaja përherë mbretëroftë lumturia, dashuria, paqja e begatia e Zotit. Haxhilerëve tanë, Haxh e lutje të pranuara te i Madhi Zot!  Zoti e ruajt Kosovën”, tha Tahiri.

Image
Xhafer Tahiri ka shkuar në Haxh
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat