Slivova rrëfen për fotografinë e plakut 124-vjeçar

Lajme

Slivova rrëfen për fotografinë e plakut 124-vjeçar

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 08:40
Ridvan Slivova

Fotografi, Ridvan Slivova ka rrëfyer për një fotografi të shkrepur nga ai në vitin 1997 në një fshat të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Respublika” ai tregon se personazh kryesor i kësaj fotografie është një 124-vjeçar.

Por, ai thekson se gjëja më e çuditshme për të dhe ekipin realizues të kësaj interviste ishte kur një 90-vjeçare u kishte treguar atyre se ai është babai i saj.

“Ishim me ekipen, gazetaren Valentina Saraqini dhe Arsim Kajtazi. Shkuam në Gurrakoc dhe duke shkuar po e kërkojmë intervistën  që me këtë plakun dmth në vitin 1997 shkojmë përballë fshatit e pyesim një plakë 90-vjeçare: ku e ka filani shtëpinë? Ajo tha po more ai është babai im dhe ne u stepëm, mbetëm se ajo plakë 90-vjeçare po thotë babai im”, tha ai.

Sipas tij, edhe pse në moshë të shtyrë, i moshuari ishte në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të ushtrimeve fizike të përditshme të tij.

“Ky ka qenë në moshën 124-vjeçare, duhanin e ka pirë nga mosha 7-vjeçe dhe nuk i ka ndikuar në shëndet sepse shëndetin bio… E ka pasur në pemë të vendosur një dru për të bërë ushtrime fizike në çdo mëngjes, dmth aq i vjetër edhe ka bërë ushtrime”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat