Politikani rus që ka gisht në raportin e Dick Martyt del me një teori të çuditshme

Lajme

Politikani rus që ka gisht në raportin e Dick Martyt del me një teori të çuditshme

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 09:39
Konstantin Kosachev, Dick Marti

Deputeti rus, Konstantin Kosachev pretendon se SHBA-ja ka krijuar ushtarë ukrainas në laboratorë bilogjikë.

Ish-kryediplomati Petrit Selimi e shpërndau pretendimin e Kosachev, duke kujtuar se ai është nismëtari i raportit të ish-senatorit sviceran Dick Marty për “krimet” e UÇK-së.

“Konstantin Kosachev, deputeti rus pretendon se SHBA-ja ka krijuar ushtarë mutant ukrainas në laboratorë biologjikë. Por a e dini se për çfarë tjetër është i famshëm Kosachev? Që e shtyu Këshillin e Europës t’i hetojë pretendimet qesharake se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bënte mbledhjen e organeve në fshatrat e shkreta në Shqipëri në vitin 1999”, shkroi Selimi në Twitter.

Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Europës, i parapriu akuzave të para për trafikim organesh ndaj UÇK-së. Me pretendimet e tij u bë iniciuesi i vërtetë i raportit të Dick Martytit që ishte baza e themelimit të Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat