Prokurorja në Pejë u godit nga vetura derisa po dilte nga gjykata, këto janë detajet nga policia dhe prokuroria

Lajme

Prokurorja në Pejë u godit nga vetura derisa po dilte nga gjykata, këto janë detajet nga policia dhe prokuroria

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi sot në Pejë – ku u përfshi një prokurore.

Zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se prokurorja në fjalë është goditur nga një veturë derisa ishte duke dalë nga gjykata, ku kishte mbajtur një seancë.

Tutje, ai tha se në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta arrestuar personin i dyshuar, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Prokuroria në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime të nevojshme që personi i dyshuar të arrestohet, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes”, deklaroi tutje Nikçi.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat