“E ka lëshuar një këngë të Unikatilit”, avokati i Feros tregon detajet se si erdhi deri të rrahja e qytetarit nga reperi

Lajme

“E ka lëshuar një këngë të Unikatilit”, avokati i Feros tregon detajet se si erdhi deri të rrahja e qytetarit nga reperi

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:05
Unikatil, Fero

Gjatë ditës së sotme është arrestuar reperi nga Ferizaji, Fero pasi ai në video shihet duke sulmuar një qytetar i cili ndodhej brenda veturës së tij. Avokati i reperit ka dhënë detaje ku ka treguar se ngjarja ka esklauar pasi personi që ndodhej në veturë ka lëshuar një këngë të Unikkatilit.

Egzon Halimi, avokati mbrojtës tha se ngjarja ka filluar pasi qytetari i cili po kalonte në rrugë me veturë ka ofenduar dhe ka sharë Feron.

“Rasti ka ndodhur përderisa Fero ka qënë duke pirë kafe me disa fëmijë që ishin fansa të tij, të cilët i ka taku rastësisht para banesës së vet, pastaj ka kalu me kerrë një djalë i cili ka ofenduar dhe e ka sharë reperin Fero, ky nuk ka reaguar”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tregoi se Fero ka esklaluar duke e sulmuar qytetarin pasi ai e ka provokuar duke lëshuar një këngë të Unikkatilit e në të cilën sipas tij shahej reperi Fero.

“Por personi me veturë është kthyer përsëri duke lëshuar një këngë të Unikkatilit në të cilën shahet në familje Fero dhe këtu u nervozu ai dhe e ka sulmuar. Ata nuk i njeh nuk kanë pasur asnjë problem më herët ka qënë aty për aty”, përfundoi Halimi.

Lajmi për arrestimin e reperit Fero është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Gjilani e cila njofton se i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat