Sekuestrohet vetura “Land Rover” në kufirin Kosovë – Shqipëri, rezultoi e vjedhur në Itali nga viti 2021

Lajme

Sekuestrohet vetura “Land Rover” në kufirin Kosovë – Shqipëri, rezultoi e vjedhur në Itali nga viti 2021

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 16:47
“Land Rover”

Sot nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura “Land Rover” me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  U.R., viti i lindjes 1992. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri”, njofton policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.

“Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat