Kujdes! Policia serbe me vetura civile “BMW” po i dënojnë mërgimtarët drejt Kosovës

Lajme

Kujdes! Policia serbe me vetura civile “BMW” po i dënojnë mërgimtarët drejt Kosovës

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:49
Ilustrim

Në sezonën e verës Kosova mbushet me mërgimtarë të shumtë.

Shumë nga ta arrijnë përmes kufijve tokësorë.

Mirëpo sivjet ata po gjobiten nga policia serbe gjatë udhëtimit nga vendet që jetojnë drejt Kosovës.

Mësohet nga burime të sigurta se patrulla të shumta policore serbe po i dënojnë mërgimtarët.

Madje ata po i përdorin veturat civile për t’i gjobitur ata.

Mërgimtarët kanë apeluar që të kenë kujdes gjatë vozitjes në territorin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat