​PD: Dënojmë përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt

Lajme

​PD: Dënojmë përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 14:14
Aldo Bumçi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Shqiptare, Aldo Bumçi, deklaroi se partia e tij po ndjek me kujdes rigoroz dhe shqetësim të thellë situatën në Kosovë. Ai tha se PD i jep mbështetje të plotë qeverisë së Kosovës dhe institucioneve ligjzbatuese, të cilët janë në të drejtën e tyre legjitime dhe sovrane, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e Republikës.

Bumçi: Dënojmë përpjekjet e Serbisë për të nxitur luftë

Ne e inkurajojmë si të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në marrëdhëniet me Republikën fqinje të Serbisë. Qeverisë së Serbisë, i bëjmë thirrje t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut, dhe t’i zbatojnë ato pa vonesë. Ne dënojmë përpjekjet e Serbisë, përmes deklaratave dhe veprimeve që nxisin konfliktin, synojnë destabilizimin e Kosovës, dhe janë me pasoja për të gjithë rajonin”, deklaroi Bumçi.

Në të njëjtën kohë, Bumçi përshendeti maturinë dhe vendosmërinë e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe vetëpërmbajtjen e qytetarëve në menaxhimin e kujdesshëm të këtij provokimi të përsëritur.

Ndërsa shtoi se është e papranueshme heshtja e autoriteteve më të larta shtetërore.

Bumçi: E papranueshme heshtja e autoriteteve shqiptare

E konsiderojmë të papranueshme dhe të pajustifikueshme heshtjen e autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare, duke cenuar rëndë interesin kombëtar dhe kornizën e sigurisë rajonale. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, të ndërmarrë pa vonesë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbështetur qeverinë e Kosovës, në përpjekjet legjitime për të ushtruar në mënyrë të plotë sovranitetin e saj, dhe të dënojë çdo akt të autoriteteve serbe që nxit konflikte për llogari të aktorëve të tretë. Qeveria shqiptare duhet t’i përmbahet detyrimit kushtetues për të mbrojtur interesat kombëtare kudo dhe kurdo ato kërcënohen”, tha ai.

Në fund, ai tha se theksojnë se përmes këtij rasti flagrant hipokrizinë e nismës së Ballkanit të Hapur dhe protagonistëve të saj Rama dhe Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat