​Ministri Krasniqi vizitoi komunën e Zveçanit

Lajme

​Ministri Krasniqi vizitoi komunën e Zveçanit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:41
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Zveçanit Florim Kelmendi, kanë vizituar fshatrat Lip, Boletin dhe Zhazhë për të bashkëbiseduar me qytetarët.

Ministri Krasniqi viziton qytetarët dhe institucionet komunale në komunën e Zveçanit.

Në Komunën e Zveçanit Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës Florim Kelmendi, shefi i zyrës për komunitete Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB Erden Atiq vizituam fshatrat: Lip, Boletin dhe Zhazhë për të bashkëbiseduar me qytetarët. Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, Ministri Krasniqi vizitoi zyrën lokale për komunitete, ambulanten dhe shkollën.

Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MAPL-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat