​AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve të Radio Gorazhdevcit

Lajme

​AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve të Radio Gorazhdevcit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Shefi i deskut të Radio Gorazhdevcit, Milic Petrovic, është kërcënuar verbalisht sot në zyrat e kësaj medie nga ana e Momir Bulatovic, djali i një zyrtareje civile në stacionin lokal policor, e ka njoftuar AGK-në, zyra e këtij medium.

Sipas njoftimit shkak për këtë kërcënim është bërë një shkrim i Radios për një peticion sa i përket ankesave për sjelljen e një polici.

“Shtrëngoni dhëmbët nëse nuk e hiqni tekstin kundërthënës”, i ka thënë Bulatoviq gazetarit. Policia e ka shoqëruar kërcënuesin në stacion, dhe gjithashtu ka marrë deklaratën e gazetarit.

AGK-ja e dënon kërcënimin që ndikon direkt në sigurinë e gazetarëve dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat