Daut Haradinaj takohet me gjeneralin e njohur kroat

Lajme

Daut Haradinaj takohet me gjeneralin e njohur kroat

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 20:55
Daut Haradinaj, Agim Çeku dhe Mirko Norac

Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, po qëndrojnë në këtë shtet, ku në kazermën ushtarake "Tadija Anušič" kanë përcjellur nga afër "Sinjska Alka" garë e Vitezëve (kreshnikëve) kroatë që është garë tradicionale shumë e lashtë dhe e vetme e llojit të tillë në Evropë.

Haradinaj përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se në këtë ngjarje, ndjenjë e veçantë ishte takimi me Gjeneral Mirko Norac.

Ky i fundit është i njohur për luftën dhe sakrificën në shumë operacione.

"Respekt për shtetin mik, Kroacinë dhe për popullin kroat që gëzojnë shumë respekt për Kosovën!", ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat