Javën e ardhshme temperaturat deri në 36 gradë

Lajme

Javën e ardhshme temperaturat deri në 36 gradë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Për dallim nga kjo javë, java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të nxehtë, madje temperaturat maksimale në pjesën e dytë të javës pritet të arrijnë deri në 35 gradë celsius.

Sipas parashikimeve të fundit, të nxehtit do të arrijë kulmin në ditën e premte, e në fundjavë temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet nga 13 gradë ditën e hënë, deri në 19, të premten. 

Temperaturat maksimale në fillim të javës luhaten ndërmjet 28 gradë e 30, ndërsa deri të premten shënojnë rritje në 35-36 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat