Sekuestrohet hoteli 6-katësh në Golem, pronari nga Kosova nën hetime për shpëlarje parash

Lajme

Sekuestrohet hoteli 6-katësh në Golem, pronari nga Kosova nën hetime për shpëlarje parash

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Hotel “Princ” në Durrës është sekuestruar, pas dyshimeve se pronari ka shpëlarë para.

Bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova, Fadil Syla, i cili pak kohë më parë u deportua në Kosovë me kërkesë të autoriteteve aty.

Ai akuzohet për vepra terroriste si dhe është në hetim për pastrim parash.

Gjykata vendosi që hotel “Princ” me vendndodhje në Golem të Kavajës, pronë me 6 kate dhe e ndërtuar në 500 metra katror, t’i kalojë për menaxhim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat