Qytetari pretendon se u ndal nga policia pasi fotografoi vëllain e Thaçit: Ganiu është i vëllai i të dyshuarit për krime lufte

Lajme

Qytetari pretendon se u ndal nga policia pasi fotografoi vëllain e Thaçit: Ganiu është i vëllai i të dyshuarit për krime lufte

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 11:17
Gani Thaçi

Një qytetar me emrin Dukagjin Rozhaja ka denoncuar të dielën në orët e para të mesnatës dy patrulla policore pasi pretendon se është “legjitimuar në kafe për një foto”.

Ai pretendon se dy patrulla të policisë i kishin shkuar në kafeteri pasi i kishte bërë fotografi Gani Thaçit, vëllait të presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka kërkuar përgjigje për sjelljen e policisë nga kryeministri Kurti, ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

Rozhaja nuk ka raportuar për sjellje të keqe apo keqtrajtim nga ana e tyre.

“Gani Thaçi është i vëllai i të dyshuarit për krime lufte”, shton Rozhaja.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Samedin Mehmeti (tagirati dikush), a është e mundur me ardhë dy (2) patrolla të policisë me më legjitimu në kafe për një foto (nuk ka shenjë që nuk bon me fotografu) në bazë të paraqitjes së gani thaqit (qëllimisht me të vogla)?

Si QYTETAR (se jam) kërkoj përgjegjë prej jush!

edhe fundi fundit kush n’k.. osht ky …

PS

ganu thaqi o vëllau i të dyshyarit për krime lufte.

Dhe me urdhër të cilit erdhi policia dhe çfarë faktori është g.th

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat