“Modestat po shtohen”, Xhema i Ferrarit reagon pas shfaqjes së Shefqet Krasniqit në McLaren

Lajme

“Modestat po shtohen”, Xhema i Ferrarit reagon pas shfaqjes së Shefqet Krasniqit në McLaren

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:10
Xhemajl Hasanit

Pozimi i hoxhës Shefqet Krasniqi në veturën luksoze McLaren ka befasuar sot të gjithë qytetarët.

Ky veprim i tij ka marrë edhe vëmendjen e njeriut qe shquhet për pozim në vetura luksoze: Xhemajl Hasanit te Nismës.

I njohur si Xhemë Ferrari, ai ka bërë edhe një reagim publik.

“Modestat po shtohen”, kështu ishte mbishkrimi në fotografinë ku shihen edhe hoxha Krasniqi me veturën luksoze por edhe vetë Hasani.

Fotografitë e Krasniqit në veturën McLaren u shpërndanë nga biznesmeni kosovar, Burim Piraj.

Image
Shefqet Krasniqi

“A është hallall hoxha Dr. Shefqet Krasniqi me bo gara me McLaren? I falënderojmë për mikëpritjen pronarët e firmës Liri Prizren”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë e cila nuk është postuar në profilin personal të hoxhës.

Në anën tjetër, Hasani dikur e quajti veturë modeste atë të markës “Ferrari”.

Image
Shefqet Krasniqi

I pyetur nga gazetarja se si mund të quhet modeste një veturë e tipit “Ferrari” dhe cila është vlera e saj, Hasani duke qeshur u përgjigj se vlera e veturës që vozitë është 70-80 mijë euro.

Pse? 70-80 mijë euro. Si krejt kandidatët e tjerë”, përgjigjet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat